Shkurt.ch
“Roche” zvicerane, kompania me fitimin më të madh në Evropë: 12.9 miliardë!
Në mesin e 100 kompanive të para evropiane janë gjithsej 8 nga Zvicra. Më afër kreut, gjegjësisht në vendin e tretë është kompania e madhe në degën e industrisë ushqimore, “Nestle”
Me 12.9 miliardë dollarë fitim të realizuar gjatë vitit 2016, gjiganti zviceran i industrisë farmaceutike, “Roche” nga Bazeli zë vendin e parë në mesin e të gjitha kompanive evropiane të të gjitha degëve ekonomike, shkruan sda.ch. Në ranglistën e 100 kompanive që kanë korrur rezultatet më të mira gjatë vitit që shkoi, hyjnë tetë kompani zvicerane.
Më afër kreut, gjegjësisht në vendin e tretë është kompania e madhe në degën e industrisë ushqimore, “Nestle”, transmeton albinfo.ch. Më tutje, “Novartis” nga Bazeli, që është kompani rivale në nivel lokal dhe botëror me atë “Roche” është në vendin e 12-të. Të tjerat vijnë në pjesën e poshtme të listës: LafarfeHolcim (62), Richemont (88), Swisscom (96) dhe Syngenta (98).
Studimin nga i cili del kjo ranglistë e ka përpiluar ndërmarrja këshillëdhënëse EY.
Në nivel botëror pasqyra duket ndryshe. Atje vendin e parë, të pakontestuar e mban “Apple”, me 60 miliardë fitim, ose e vetme, sa 5 kompanitë e para evropiane, të marra së bashku.
E gjithë kjo ishte sa i përket fitimit të pastër, ndërsa radhitja ndryshon kur për kriter merret qarkullimi vjetor., përcjell albinfo.ch Në listën e realizuar në bazë të këtij kriter, “Roche” është vetëm në vendin 32 gjegjësisht e treta ndër kompanitë zvicerane. Ndërsa më së miri nga kompanitë zvicerane kalon Glencore, në vendin e pestë, Nestle (9). Pas Roche-së vjen Novartis në vendin e 34, ABB (60) etj.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











