Sport
Roma e kërkon Shaqirin
Skuadra e Romës është e interesuar për mesfushorin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili mund të kalojë në kryeqytetin italian në muajin janar
Mediat zvicerane shkruajnë se futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri mund të përfundojë te Roma në janar. Skuadra romake do të tentojë transferimin e Shaqarit nga Stoke City, shkruan albinfo.ch.
Mohamed Salah do të jetë me Egjiptin në Kupën e Kombeve në janar dhe do t’i mungoi Romës për një muaj, gjë që ka shtyrë skuadrën italiane të mendojë për një blerje.
Shaqiri te Roma llogaritet edhe si një nga pasardhësit e Franceco Tottit pasi që Luciano Spalleti ka simpati të madhe për këtë futbollist.
Po ashtu edhe mediat italiane kanë bërë të ditur se Roma është e interesuar për ish-mesfushorin e Interit, i cili në këtë skuadër qëndroi vetëm gjashtë muaj. Më pas kaloi në Stoke City.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













