Literaturë
Romani i Çapalikut, i përkthyer gjermanisht, vlerësohet si “një studim brilant i rrethanave politike”
"Çapaliku hedh një vështrim të ashpër mbi jetën në Shqipërinë e sunduar nga komunistët. Ngjarja e romanit zhvillohet në qytetin e Çapalikut, në Shkodër"
Si dukej jeta e adoleshencës në Shqipërinë komuniste, me çfarë intrigash përballet një politikan ambicioz malazez dhe pse njerëzit me vetëdije i kalojnë kufijtë midis dashurisë dhe profesionit, hapësirës dhe kohës? Përgjigjet për këto pyetje i japin pesë romane të reja të jashtëzakonshme nga Evropa Juglindore.
Ky është rajoni në të cilin fokusohet Panairi i Librit në Leipzig 2020-22, dhe, në këtë kuadër, në tregun gjermanishtfolës pikërisht tani vijnë pesë libra, transmeton albinfo.ch. Në mesin e tyre është romani i autorit dhe regjisorit të njohur nga Shqipëria, Stefan Çapaliku “Jeder wird verrückt auf seine Art” (“Secili çmendet simbas mënyrës së vet”).
Romanin e autorit shqiptar, revista online Lifepr.de. e quan “Studim brilant të rrethanave politike”, sigurisht, fjala është për Shqipërinë e kohës së diktaturës.
“Shkrimtari dhe regjisori shqiptar Stefan Çapaliku tashmë ka marrë çmime të shumta në festivale ndërkombëtare teatrore. Tani, lexuesit gjermanishtfolës mund t`i gëzohen romanit të tij të ri “Secili çmendet sipas mënyrës së tij”. Çapaliku hedh një vështrim të ashpër mbi jetën në Shqipërinë e sunduar nga komunistët. Ngjarja e romanit zhvillohet në qytetin e Çapalikut, në Shkodër, ku ai ka lindur në vitin 1965.
“Një qendër e rëndësishme kulturore dhe tregtare përpara se komunistët të merrnin pushtetin, qyteti po rrënohej gjithnjë e më shumë nën sundimtarët e rinj”, shkruan më tutje revista gjermane.
Stefan Çapaliku përshkruan lagjen e tij, qytetin dhe kulturën e traditat e tij nga këndvështrimi i një adoleshenti, transmeton albinfo.ch. Në këtë kuptim ai përveç që shpalos strukturën unike të traditave qytetare veneciane, osmane, austriake dhe shqiptare, ai, përmes figurave të skalitura në hollësi dhe një stili shpesh ironik-sarkastik, bën gjithashtu një studim brilant të situatës politike dhe të një strukture familjare arkaike në të cilat duket se përplasen të gjitha kufizimet politike.
Romani del nga shtypim më 21 shkurt 2022, nga botuesi “Transit Verlag”, përkthyer nga Zuzana Finger.
Përveç për autorin shqiptar, gazeta shkruan edhe për autorët tjerë ballkanikë, si: Ana Schnabl (Slloveni), Georgi Gospodinov (Bullgari), Stefan Bošković (Mali i Zi) dhe Bekim Sejranović (Bosnjë e Hercegovinë).
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













