Kultura
Ron Atiqi fiton çmimin si kitaristi më i mirë i ri i Zvicrës
Ai ka dalë i pari në finalen e Garës Zvicerane të Muzikës për të Rinj (SJMW) që është mbajtur sot në Le Chaux de Fonds në kantonin Neuchatel
Pasi ka kaluar me sukses të gjitha nivelet në garat e kitaristëve të rinj, Ron Atiqi ka fituar sot edhe çmimin më të lartë që për këtë kategori ndahet në Zvicër. Ai ka dalë i pari në finalen e Garës Zvicerane të Muzikës për të Rinj (SJMW) që është mbajtur sot në Le Chaux de Fonds në kantonin Neuchatel.
Roni, në finale ka interpretuar këto vepra muzikore: “Variations sur La Traviata, D-Dur nga Arcas Julian, “Tarantella” nga Castelnuovo-Tedesco, Mario dhe “Julia Florida-Barcarolla, D-Dur” nga Barrios Mangore, Augustin Pio.
Megjithëse gara quhet e të rinjve, në konkurrencë me Ronin 17 vjeçar ka pasur edhe instrumentistë të moshave pak më të vjetra, studentë 22-23 vjeçarë, tregon babai i tij, Ali Atiqi për albinfo.ch.
Kjo fitore në nivel nacional për talentin e ri shqiptar është hapje e portave për suksese të tij ndërkombëtare që priten shumë shpejt.
Fituesit nga të gjitha kategoritë në garë, do të mbajnë nesër, më 21 maj koncertin festiv në Konservatorin e Muzikës në Neuchatel.
Roni është i lindur para 17 vjetëve në një familje artdashëse të Mitrovicës që jeton në qytezën Elg afër Winterthurit në Kantonin e Cyrihut. Babai i tij, Ali Atiqi është po ashtu kitarist dhe merret edhe me pikturë.
Ron Atiqi njihet edhe nga artdashësit shqiptarë të Cyrihut e më gjerë, pasi që është prej kohësh pjesë e aktiviteteve kulturore të mërgatës së këtushme shqiptare, për çfarë albinfo.ch ka shkruar tashmë disa herë. Së fundi ai ka shkëlqyer në programin pararendës të koncertit të Eda Zarit në Cyrih, ku për interpretimet e tij mjeshtërore me kitarë është duartrokitur gjatë nga publiku.
Pak muaj më parë Roni pati marrë çmimin promovues të qytetit të Cyrihut për të rinjtë në muzikën klasike, për interpretim me kitarë.
Foto: Dominik Reichen
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriRon Atiqi
- Prejardhja:Elg, Winterthur, Zvicër
- Vendi ku vepron:Elg, Winterthur, Zvicër
- Profesioni:Kitarist
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria














