Lajme
Rozë për Jetën – “Bashkimi Fit” bashkon energjinë, shëndetin dhe solidaritetin e grave shqiptare
Në aktivitetin e mbajtur në kuadër të këtij muaji simbolik, pjesëmarrëset e “Bashkimi Fit” janë bashkuar me bluza rozë
Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, programi “Bashkimi Fit”, i krijuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi”, i është bashkuar fushatës globale të sensibilizimit duke veshur logon me ngjyrën rozë, simbolin botëror të forcës, kujdesit dhe shpresës për gratë.
Ky program, që ndërthur aktivitetin fizik, muzikën dhe vallëzimin shqiptar, synon të promovojë një mënyrë jetese të shëndetshme, energji pozitive dhe ndjenjë bashkësie mes grave shqiptare, duke përcjellë një mesazh të fortë: kujdesi për trupin dhe shëndetin është edhe një akt dashurie ndaj vetes.
Në aktivitetin e mbajtur në kuadër të këtij muaji simbolik, pjesëmarrëset e “Bashkimi Fit” janë bashkuar me bluza rozë, ngjyrë që mishëron mbështetjen për të gjitha gratë që luftojnë me kancerin e gjirit. Logoja e re – “Bashkimi Fit për Jetën” – u prezantua si një thirrje për unitet, forcë dhe dashuri për jetën.
Atmosfera gjallërohet gjithmonë me muzikë e këngë shqiptare, si dhe me vallë tradicionale që sjellin shpirtin e kulturës sonë kudo.
Përmes këtij aktiviteti, gratë e Shoqatës “Bashkimi” jo vetëm që forcojnë lidhjet dhe komunitetin e tyre, por edhe kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të hershëm, parandalimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e grave.
Tetori Rozë në “Bashkimi Fit”, përveç simbolikës së tij, është një kujtesë e përhershme se bashkimi, sporti, pozitiviteti dhe mendësia e shëndoshë janë forca që mbajnë jetën gjallë.
Ky aktivitet, i organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” nën drejtimin e kryetares Arbenita Surdulli, në bashkëpunim me Komisionin e Gruas të kryesuar nga Hamide Avdiaj dhe me pjesëmarrjen e drejtueseve të programit Teuta Kryeziu dhe Dr. Alida Ramaj, përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të shoqatës për promovimin e mirëqenies, vetëdijesimit dhe solidaritetit në komunitet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












