E-Diaspora
Rrahje masive në mes të refugjatëve nga Shqipëria dhe Afganistani
Në një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmjen e të martës në një shtëpi azili në Hamburg janë përfshirë rreth 60 veta, shqiptarë dhe afganistanas. Pesë veta kanë pësuar lëndime nga kjo rrahje masive, njëri prej të cilëve është therur me thikë në krah dhe është dashur të dërgohet në spital për trajtim, shkruan spiegel.de.
Disa nga refugjatët, banorë të kësaj qendre azili kanë qenë të armatosur me shkopinj metalikë. Policia është dashur të ndërhyjë me mobilizim të madh për të shuar konfliktin, transmeton albinfo.ch.
Tre veta janë arrestuar, njofton policia ndërsa ajo nuk e ka konfirmuar lajmin që është dëgjuar se njëri nga pjesëmarrësit në rrahje ka pasur me vete armë zjarri.
Vetëm pak pasi që policët i dhanë fund rrahjes, në areal ka ndodhur djegia e një tende. Mbetet e paqartë nëse ky zjarr ka pasur ndonjë lidhje me zënkën ose jo.
Rrahjes masive të mbrëmjes së të martës duket se i ka paraprirë një sherr që kishte shpërthyer më herët pasdite, ka thënë për mediet një zëdhënës policie. Edhe në këtë rast kishte ndërhyrë policia.
Cilat janë arsyet e shpërthimit të këtyre dy konflikteve mbetet e paqartë. Në mbrëmjen e vonshme gjendja është qetësuar por policia vazhdon të mbetet në endin e ngjarjes.
Ditëve dhe javëve të fundit është shënuar një shtim i konflikteve që po ndodhin në kampet e azilkërkuesve në Gjermani. Fluksi i madh i refugjatëve që kanë ardhur në këtë vend ka sjellë autoritetet përgjegjëse në pozitë të vështirë, duke u detyruar që në mungesë vendi, t`i strehojë ata në kampe të mbipopulluara, shpesh edhe në “qytete tendash” të improvizuara
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











