Integrimi
Ministri gjerman: Nuk ka arsyetim për sjelljet e dhunshme të disa refugjatëve shqiptarë
"Unë mund ta kuptoj që djemve të rinj të cilët bëjnë jetë monotone u vijnë në kokë edhe ide të marra. Por unë nuk kam mirëkuptim kur njerëzit të cilëve ne, me shumë angazhim dhe përpjekje u ofrojmë mbrojtje, bëhen vetë agresivë, konfliktet e tyre ndërnacionale i vazhdojnë në truallin tonë ose ushtrojnë dhunë ndaj ndihmëtarëve të tyre"
Në një numër rastesh të konflikteve të dhunshme që kanë ndodhur ditëve dhe javëve të fundit në qendrat e azilit në Gjermani, kanë qenë të përfshirë mjaft shpesh edhe shqiptarët. Në rrethanat kur dihet se shqiptarët, si ata të Shqipërisë ashtu dhe ata të Kosovës dhe të tjerët nuk kanë pothuaj fare gjasa për të mbetur në Gjermani, kjo dukuri dënohet nga të gjithë. Së fundi pa dykuptimësi është shprehur rreth kësaj edhe ministri i brendshëm gjerman de Maizière në një intervistë dhënë gazetës General Anzeiger.
“Kur bëhet fjalë dhunën në qendrat e pranimit të azilkërkuesve, janë shqiptarët ata që bien në sy. Përse këta njerëz vazhdojnë fare të jenë ende këtu?” – është pyetja e gazetarit. “Javëve të kaluara ne, me pakon ligjore të propozuar nga unë kemi marrë masa energjike që kanë si qëllim ndalimin e valës së refugjatëve që vijnë pikërisht nga shtete ballkanike sikur Shqipëria. Shumë veta atje e kishin të qartë se nuk kanë shanse për të qëndruar në Gjermani por ta megjithatë kanë provuar. Procedurat tona kanë qenë aq të gjata sa që kjo periudhë e qëndrimit të tyre në Gjermani ka qenë më tërheqëse se situata që kanë në shtëpi.
Ne po përpiqemi që kjo gjë të ndërpritet: Për shembull paratë e xhepit, që megjithatë duke qenë në vlerë prej 143 eurosh në muaj, kanë një efekt tërheqës. Në vend të parave tash do të ketë mundësisht vetëm shërbime në artikuj ushqimorë. Po ashtu kush vjen nga një vend i sigurt ka ndalim punësimi. Dhe, azilkërkuesit nga këto vende do të detyrohen të mbeten në qendrat e pranimit , gjatë gjithë kohës deri në përmbylljen e procedurës së tyre. Kështu bëhet më i lehtë dëbimi i tyre.
Vërejtjes se qëndrimi i kufizuar në qendrat e pranimit mund vetëm të nxisë më shumë dhunën në mes të azilkërkuesve të “vendeve të sigurta”, ministri i përgjigjet se nuk ka alternativë tjetër. Në rast se i shpërndajmë edhe ata në lande dhe komuna sikur të tjerët atëherë nuk mund të shpejtohen procedurat dhe këta njerëz nuk do të mund të riatdhesohen më.
“Sigurisht, koha që këta kalojnë në strehimoret qendrore nuk është shumë komode. Dhe këtë ne na duhet ta pranojmë si zgjidhje. Unë mund ta kuptoj që djemve të rinj të cilët bëjnë jetë monotone u vijnë në kokë edhe ide të marra. Por unë nuk kam mirëkuptim kur njerëzit të cilëve ne, me shumë angazhim dhe përpjekje u ofrojmë mbrojtje, bëhen vetë agresivë, konfliktet e tyre ndërnacionale i vazhdojnë në truallin tonë ose ushtrojnë dhunë ndaj ndihmëtarëve të tyre. Kjo gjë nuk është në rregull dhe kundër kësaj duhet vepruar fuqishëm.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit Vala e të nxehtit dhe thatësira e vazhdueshme po rrisin rrezikun e zjarreve, ndërsa gjithnjë e... -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë















