Lajme
Rrëfehet dëshmitari tjetër: Kishte flakë kudo
Ai tregoi momentet e para kur shpërtheu flaka dhe se kishte dalë nga shtëpia pa këpucë për të ndihmuar
Një 67-vjeçar me origjinë shqiptare ka folur për mediat zvicerane pas tragjedisë me 6 të vdekur dhe 5 të plagosur në Zvicër, pas përfshirjes nga flakët të një autobusi të transportit publik.
Ai tregoi momentet e para kur shpërtheu flaka dhe se kishte dalë nga shtëpia pa këpucë për të ndihmuar.
“Vetëm flakë kishte kudo”, thotë 67-vjeçari Osman Ismaili, pensionist që jeton në Kerzers prej 35 vitesh, apartamenti i të cilit është ngjitur me vendin ku ndodhi zjarri.
Ismaili ishte duke darkuar me familjen kur papritmas pa zjarrin nga dritarja. “Vetëm bërtita se kishte zjarr dhe dola jashtë pa këpucë,” thotë ai, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Më tej gjithçka që u zhvillua ishte dramatike, tregoi ai. “Pashë një burrë që mori një gur dhe theu një dritare. Pak më vonë, një person arriti të lirohej nga autobusi. Familja e tij kishte të afërm në autobus. Nuk e dimë ende çfarë ndodhi me ta”, thotë Ismaili me lot. Dhe përfundon: “Është thjesht e keqe dhe e trishtueshme.”
Një autobus i transportit publik u përfshi nga flakët në qendër të Kerzers në kantonin e Fribourg, Zvicër të martën në mbrëmje, duke sjellë një bilanc tragjik me gjashtë të vdekur dhe pesë të plagosur. Sipas mediave vendase, dyshohet se një person hodhi një shishe me benzinë dhe u dogj edhe vetë madje. Megjithatë nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen e rëndë.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet e Kosovës do të nderojnë manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë Merr pjesë ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare të Republikës së... -
Zvicra dhe Gjermania mbyllin ambasadat në Iran -
Çfarë dihet deri tani për autorin e dyshuar në Kerzers -
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut -
“62 franga për 3 km”: Taksit në Cyrih kërkojnë rivendosjen e tarifave maksimale












