Shqipëria
Rrëfimi i dëshmitarëve për ngjarjen në Kanionet e Holtës
Banorët e Holtës kanë treguar ngjarjen brenda kanionit që i mori jetën 25-vjeçares dhe rrezikoi shumë turistë të tjerë
25-vjeçarja D. Sallaku nga Lushnja, humbi jetën në Kanionet e Holtës në Gramsh. Ajo u gjet e pajetë dhe dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit.
Ajo ishte në shoqërinë e një grupi turistësh, të cilët janë gjendur në vështirësi si pasojë e prurjeve të shumta të ujit. Vëllai dhe i ati i të ndjerës shpëtuan, ndërsa fatkeqësisht nuk ia doli 25-vjeçarja, raportojnë mediat shqiptare.
Në momentin që ka nisur vërshimi i rrëmbyeshëm i ujërave nga malet, 25-vjeçarja ka qenë në kanion së bashku me familjen, por edhe 105 persona të tjerë, që kishin ardhur në grupe të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e turistëve ia dolën të dilnin nga lumi me shpejtësi, ndërsa shtatët prej tyre i mori rrjedha e ujit, mes të cilëve edhe katër fëmijë që u shpëtuan.
Policia shqiptare ka njoftuar se personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit janë gjetur nga Policia dhe Zjarrfikësit. Të gjithë personat e tjerë që janë gjetur nga forcat e policisë janë në gjendje të mirë për jetën. RENEA dhe forcat e kërkim-shpëtimit u përfshinë në operacion.
Rrëfimi i dëshmitarëve
Një turist tregoi tmerrin që përjetoi dhe si arriti që të shpëtonte vetë dhe njërin nga katër fëmijët nga rrjedha e lumit të Holtës që e mori përpara së bashku me shumë persona të tjerë që ishin brenda në kanion.
“Ne kemi shpëtuar njëri-tjetrin. Na i sillte rryma njëri tjetrin nëpër duar, aq e fortë ishte. Vajzën e pamë që e mori uji, por ishim shumë larg dhe nuk bënim dot asgjë.
Fëmijën që shpëtova ma solli dallga e ujit në duar. Ai ishte me të atin, të cilit i shpëtoi nga duart si pasojë e ujit të rrëmbyeshëm dhe ma solli mua në duar”, tha ai.
Banorët e Holtës kanë treguar ngjarjen brenda kanionit që i mori jetën 25-vjeçares dhe rrezikoi shumë turistë të tjerë.
“Ishin shumë persona në kanion, të tjerët dolën… Kjo që ndodhi është hera e parë. Nuk ka njeri që ti udhëzojë turistët, vetëm ajo që u themi ne” tha njëri prej tyre për Report Tv.
Ndërsa një tjetër banor theksoi se ngjarja ndodhi si pasojë e shirave të menjëhershëm.
“Turistët u futën, por s’e kuptuan rrjedhjen e lumit. U mobilizuan të gjithë, por uji ishte i menjëhershëm dhe vajza nuk shpëtoi. Kjo njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Se kuptoj si nuk e kuptuan njerëzit brenda zhurmën e ujit”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











