Futboll
Rrëfimi i Granitit: Babai i tha Baselit, ose dy vëllezërit, ose asnjëri
“Unë jam pranuar në Basel falë vëllait dhe babait tim. Ata donin që të merrnin vetëm atë, por babai u tha: ‘O të dy, o asnjërin’. Ata u detyruan të më merrnin dhe mua”, ka treguar Graniti
Granit dhe Taulant Xhaka janë vëllezërit shqiptarë që shpesh herë kanë fituar vëmendjen në botë.
Nuk do të harrohet përballja mes tyre në Kampionatin Evropian apo edhe përballja me skuadra, Baseli kundër Arsenalit.
Por, në një intervistë për mediat zvicerane, Graniti ka rrëfyer për fëmijërinë në Basel. “Taulanti është më i talentuar se unë. Karakteristika ime kryesore është se jam punëtor i madh. Unë jam pranuar në Basel falë vëllait dhe babait tim. Ata donin që të merrnin vetëm atë, por babai u tha: ‘O të dy, o asnjërin’. Ata u detyruan të më merrnin dhe mua”, ka treguar Graniti, që luan tani në Arsenal, përcjell albinfo.ch.
“Duke qenë se isha gjithmonë ai që konsiderohesha me më pak talent, nuk e mendoja asnjëherë se do të bëhesha profesionist. Një ëndërr e kthyer në realitet. Gjë e mirë që ia dolëm të dy”.
Megjithatë, edhe karriera e vëllait të vogël nuk ishte pa vështirësi. “Në moshën 15 vjeçare kam këputur ligamentin. Ai ishte një moment që më forcoi shumë dhe ndikoi në mentalitetin dhe psikologjinë time”, theksoi ai, që është shpallur edhe kampion i botës me Zvicrën për të rinjtë.
Ai nuk e harron asnjëherë vendlindjen e tij në Zvicër. “Sa herë kam dy ditë pushime, shkoj në Bazel. Takoj familjen time dhe kur luan Baseli shkoj në stadium për të mbështetur Taulantin. Do të rikthehem një ditë, natyrisht nuk e mendoj këtë gjë në moshën 28-vjeçare, por mendoj kur të jem 30 vjeç si Alex Frei. Të fitoj dhe ndonjë titull. Një ëndërr e madhe kur kthehesh dhe natyrisht që pritshmëritë janë më të larta”, është shprehur Granit Xhaka.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












