Kosova
Rrëfimi i prekshëm i Saranda Bogujevcit për masakrën në Podujevë
Ajo ka potencuar se kjo ngjarje ka rëndësi për prezantimin e tmerreve të luftës në Kosovë
Saranda Bogujevci, e mbijetuara e masakrës së vitit 1999 në Podujevë, ka rrëfyer gjithë ngjarjen e 28 marsit, ndërsa ka theksuar se duhet të kërkohet llogari nga Serbia për gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Bogujevci, e cila tani është deputete e Kuvendit të Kosovës, ka potencuar se kjo ngjarje ka rëndësi për prezantimin e tmerreve të luftës në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Ngjarja ka ndodhur katër ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s. Mendonim që në momentin që fillonin bombardimet do ishim të lirë dhe do të përfundonte lufta, por fatkeqësisht ushtria serbe u mobilizua edhe më shumë. Më 28 mars, në mëngjes, ishim të gjithë së bashku në shtëpi. Baballarët tanë nuk ishin me ne sepse ne kërkuam që ata të largohen për shkak se ishin kërcënuar. Menduam që ne si gra dhe fëmijë mund të merrnim një rrugë për strehim. Qëndruam në shtëpi. Një pjesë e meshkujve u larguan në qytet në atë periudhë’, jo me ne”.
Në atë kohë tek ne ka qenë e strehuar familja e Enver Duriqit, shok i babit dhe axhit. Ata erdhën nga një fshat tjetër”, është shprehur Saranda.
Gjenda e tyre ishte kritike. “Enveri e solli familjen në qytet duke menduar që do të jenë më të sigurt. Ata ishin vendosur tek shtëpia e xhaxhait. Në atë kohë ne nuk iu bashkëngjitëm atyre. Nga pjesa tjetër e fqinjëve ka hyrë ushtria, na kanë larguar të gjithëve nga shtëpia. Gjatë gjithë kohës bërtitshin, shanin. Kur kemi qenë në rrugë, e kam parë axhën e nënës dhe Enver Duriqin. Njëri prej ushtarëve i ka marrë të dytë në një lokal dhe kemi dëgjuar dy të shtëna, kur i kanë ekzekutuar. Pati dy herë të shtëna pasi na kthyen për muresh. Dikush pati probleme me frymëmarrje dhe për t’u siguruar që të gjithë ishin vrarë – ata gjuajtën edhe për herën e dytë”.
Por, si arriti të shpëtojë? “Është shumë e vështirë të përgjigjem. Prej aty, nga njësiti i rregullt jemi dërguar në spitalin e Prishtinës, ku kam qëndruar deri në fund të luftës. Ndoshta ka qenë punë fati, nuk e di… Nuk ishte dita për ne. Gjithmonë ka diçka që t’i kujton momentet e caktuara. Kjo temë nuk ka mbetur në të kaluarën, pasi ende debatohet. Nuk mund ta kthesh kohën, nuk mund t’i kthesh njerëzit, prapëseprapë ka rëndësi që t’iu tregosh të tjerëve se çfarë ndikimi ka lufta për njerëzit, me shpresë që kjo të mos përsëritet në të ardhmen”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













