Futboll
Edon Zhegrova i emocionon tifozët në Francë
Pa dyshim se Edon Zhegrova është duke e shijuar një sezon fantastik, më të mirin në karrierë, përcjell albinfo.ch.
Ylli ynë e ka marrë në dorë ekipin e Lillet, ku është bërë lojtar vendimtar, ndërsa po kontribuon me gola dhe me asistime.
Por, 25-vjeçari po i shfrytëzon për mrekulli edhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe talentin për t’i dribluar lojtarët kundërshtarë.
“Sports Brief” e ka zbuluar renditjen e dribluesve më të mirë në Top 5 ligat më të forta evropiane dhe në këtë mes gjendet edhe “Messi i Kosovës”.
Zhegrova e gjen veten në vendin e pestë prapa liderit të renditjes, ganezit të West Ham Unitedit, Mohamed Kudus (103 driblime të suksesshme), Leroy Sants së Bayern Munichut (93 driblime të suksesshme), brazilianit të Gironës, Savio (91 driblime të suksesshme) dhe argjentinasit të Frosinones, Matias Soule (90 driblime të suksesshme).
“Ylli i Lillet i ka emocionuar dhe ngazëlluar tifozët me magjinë e tij. Zhegrova i ka bërë 86 driblime të suksesshme në këtë sezon dhe ka kontribuar me 12 gola në të gjitha garat me ekipin nga Ligue 1”, shkruan “Sports Brief”.
Zhegrova i ka ndezur dhe elektrizuar tifozët e Lillet me paraqitjet e tij spektakulare në këtë edicion, ndërsa në muajin mars u rikthye edhe në Kombëtaren e Kosovës në dy miqësoret e atij muaji.
Zhegrova pa dyshim është futbollisti më në formë kosovar i momentit.
Gjatë verës që po vjen, ish-futbollisti i Baselit mund ta bëjë hapin e radhës në karrierë, duke u transferuar në një klub më të madh evropian.
Lille mund ta shesë futbollistin e talentuar për 15-20 milionë euro.
E-Diaspora
-
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme Deputeti shqiptar nga SP-ja premton raportim të rregullt dhe angazhim për drejtësi sociale, demokraci dhe të... -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme Deputeti shqiptar nga SP-ja premton raportim të rregullt dhe angazhim për drejtësi sociale, demokraci dhe të... -
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale











