Lajme
Rregulla të reja për hyrje në SHBA
Në një njoftim të fundit, është bërë e ditur se prej datës 26 janar 2021 rregullat e hyrjes përmes transportit ajror të udhëtarëve ndërkombëtarë në SHBA do të ndryshojnë. Që prej kësaj date, SHBA-ja do të kërkojë që të gjithë këta udhëtarë të jenë testuar negativë për Covid në tri ditët e fundit përpara nisjes së udhëtimit drejt SHBA-së dhe të jenë të pajisur me dokumentin që verifikon rezultatin ‘Negativ’ të testit, qoftë në formë të shkruar apo elektronike, në mënyrë që ta paraqesin te stafet e linjave ajrore, transmeton albinfo.ch.
Këto stafe do të jenë të detyruar të konfirmojnë që secili udhëtar paraqet një test negativ përpara se t’i lejojnë ata të akomodohen në bordin e avionit dhe do të jenë të detyruar të ndalojnë këdo që nuk paraqet këtë dokument.
Pas mbërritjes në territorin e SHBA-së, udhëtarët janë të detyruar të qëndrojnë për 7 ditë në karantinë, në ambientet ku do të akomodohen dhe do duhet të testohen sërish 3-5 ditë pas mbërritjes.
Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), këto masa, të kombinuara me masat mbrojtëse të përditshme si mbajtja e maskave dhe distancimi social, do të bëjnë që udhëtimet të jenë më të sigurta, më të shëndetshme dhe më të garantuara për mospërhapjen e virusit në avionë, aeroporte apo destinacione.
Të gjitha rregullat e tjera mbeten në fuqi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













