Shkurt.ch
Zvicër: Rrëshqet kodra mbi fshat, 8 persona të zhdukur
8 persona konsiderohen të zhdukur dhe mendohet se ata mund të jenë të ngujuar ose të varrosur nën gurët e kodrës së rrëshqitur
Dje, më 23 gusht në lokalitetin Bondo afër Bergell-it të Kantonit Graubünden ka ndodhur një rrëshqitje e një kodre. Për pasojë, 8 persona konsiderohen të zhdukur dhe mendohet se ata mund të jenë të ngujuar ose të varrosur nën gurët e kodrës së rrëshqitur, shkruan srf.ch, përcjell albinfo.ch.
6 nga këta 8 persona që mendohet se kanë qenë në vendin e ngjarjes me rastin e rrëshqitjes së dheut, janë paraqitur nga familjet e tyre si të humbur, bën të ditur Policia e Kantonit Graubünden. Ajo njofton se aktualisht specialistët e shpëtimit po fluturojnë mbi zonën e prekur, përcejll albinfo.ch.
Kërkimi është në vazhdim për të zhdukurit, duke përfshirë shtetasit zviceranë, austriakë dhe gjermanë.
Falë alarmit që ishte instaluar pas goditjes së madhe të vitit 2012 në të njëjtin rajon, qindra njerëz u evakuan nga Bondo, një fshat në rajonin Graubunden të juglindjes të Zvicrës.
Disa objekte u shkatërruan nga gurët.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie













