Lajme
Autobusi rrëshqiti nga rruga për shkak të ngricave
Rrëshqet nga rruga në Serbi
Autobusi i kompanisë turistike “Zhitia Turist” është rrotulluar në Krushevc të Serbisë. Mësohet se autobusi ishte nisur nga Prizreni në drejtim të Grazit të Austrisë.
Kompania “Zhitia Turist” ka njoftuar në lidhje me aksidentin, shkruan albinfo.ch.
Për shkak të motit të ligë dhe rrugëve me ngrica, autobusi i kompanisë tonë Zhitia Turist ka devijuar rrugën 5 km para hyrjes në qytetin e Krushevcit në Serbi. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por disa prej pasagjerëve kanë pësuar gërvishtje të lehta trupore.
Ju kërkojmë falje për shqetësimin që ju kemi shkaktuar!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz.
Një autobus nga Kosova ka rrëshqitur nga rruga në afërsi të Krushevacit në Serbi. Pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia konfirmoi se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm disa udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta.
“Po, e vërtetë, një autobus yni ka dalë nga rruga, mirëpo për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar, por vetëm tetë udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta”, deklaroi ai.
Thuhet se autobusi kosovar ka rrëshqitur për shkak të rrugës me ngrica. Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













