Lajme
Rreth 200 trafikantë, fituan 20 milionë €
Në fund të vitit që lamë pas dhe në fillim të këtij viti, besohet se e eksodin kosovar e kanë organizuar rreth 200 trafikantë. Ata besohet se fituan rreth 20 milionë euro
Vala e madhe e refugjatëve kosovarë që shpërtheu një vit më parë, shqetësoi institucionet vendore, por edhe ato të Bashkimit Evropian. Mirëpo në këtë mesele, ishte një klan trafikantësh që iu gëzua këtij eksodi, duke fituar para të majme nga trafikimi i refugjatëve nga Kosova drejt BE-së,
Siç raporton gazeta “Zëri”, në fund të vitit që lamë pas dhe në fillim të këtij viti, besohet se e eksodin kosovar e kanë organizuar rreth 200 trafikantë, të cilët kanë qenë të vendosur kryesisht në Paliq të Suboticës, një lokacionin e fundit prej nga refugjatët “kërcenin” në Hungari.
Burime nga institucionet e sigurisë, bëjnë të ditur se në mesin e trafikantëve ka pasur shtetas të Kosovës, të Serbisë, por edhe të Maqedonisë, të cilët për një periudhë disamujore kanë arritur t’i çojnë ilegalisht në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian rreth 80 mijë kosovarë.
Sipas këtyre burimeve, trafikantët vlerësohet se i kanë përfituar rreth 20 milionë euro brenda një periudhe 7 muajshe, nga shatori 2014 deri në fund të marsit 2015. gjatë kësaj periudhe mijëra kosovarë ia kishin mësyrë Bashkimit Evropian, duke e kaluar ilegalisht kufirin serbo-hungarez.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













