Kosova
Përshpejtim i ritmit të vaksinimit në Kosovë
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë së shtunës janë vaksinuar mbi 1 mijë persona në të gjitha qendrat e vaksinimit kundër virusit Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, vaksinën e kanë marrë 100 persona mbi moshën 65-vjeçare.
“100 persona janë vaksinuar në sallën ‘1 Tetori’, ndërsa në nivel vendi mbi 1 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid, Ndërsa mbi 63 mijë janë dhënë vaksina që nga fillimi”, tha Niman Bardhi, koordinator i kësaj qendre.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë arritur 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.
Këtë kontingjent të vaksinave, Kosova e ka siguruar përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
Dy javë më parë, Kosova po ashtu ka pranuar 38.400 doza të vaksinës nga COVAX-i si dhe 15.000 doza të tjera, donacion nga Bashkimi Evropian.
Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinës së kompanisë AstraZeneca. Fillimisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.
Aktualisht po vazhdon faza e dytë e procesit të imunizimit, ku janë duke u vaksinuar grupmosha 65-79 vjeç.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë për synim që deri në fund të vitit të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime














