Lajme
Rreth 80 të vdekur dhe mbi 4 mijë të lënduar nga shpërthimi në Bejrut
Një shpërthim i madh në kryeqytetin e Libanit, në Bejrut, ka lënë të vdekur të paktën 78 persona dhe mbi 4000 të tjerë të lënduar, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
Dje, e martë, i gjithë qyteti është shkundur nga një shpërthim, që filloi me një zjarr në portin e qytetit.
Presidenti Michel Aoun ka thënë se 2750 tonë të amonium nitratit janë ruajtur në mënyrë jo të sigurt për gjashtë vjet.
Ai ka thirrur një mbledhje urgjente për sot, e mërkurë, dhe ka vendosur për dy javët e ardhshme gjendje të jashtëzakonshme.
Gjithashtu në Liban tri ditët e ardhshme janë shpallur ditë zije.
Aoun ka njoftuar se shteti do të lirojë menjëherë 66 milionë euro si fonde emergjente.
“Kjo çfarë ka ndodhur është një katastrofë e madhe”, ka thënë udhëheqësi i Kryqit të Kuq në Liban, George Kettani, shkruan BBC.
“Ka viktima dhe shkatërrim gjithandej”.
Zyrtarët shtetërorë kanë thënë se një hetim ka filluar menjëherë për të parë se çka saktësisht e shkaktoi shpërthimin.
Këshilli Suprem i Mbrojtjes ka njoftuar se ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë do të marrin dënimin maksimal.
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët Gjermania po lançon një aplikacion që digjitalizon procesin e rimbursimit të TVSH-së. Tregtia me pakicë zvicerane... -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit













