Lajme
Rrethrrotullimi i Prishtinës, më në fund u lëshua në qarkullim
Rrethrrotullimi i Prishtinës më në fund është lëshuar në qarkullim, njofton e përditshmja « Zëri ».
Edhe pse i papërfunduar tërësisht, rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, i cili për tre vjet me radhë e pati paralizuar qarkullimin në kryeqytetin kosovar, është hapur për qarkullim të automjeteve.
Sipas kësaj të përditshme, afati i paraparë për realizimin e punimeve ka qenë 18 muajsh, kurse ka zgjatur 3 vjet.
Gjatë kësaj kohe qarkullimi rrugor në Prishtinë ka qenë një ferr i vërtetë, sikurse për nga kaosi në komunikacion, si dhe ndotjes së ajrit të shkaktuar nga kolonat e gjata.
Sipas një zyrtari të Drejtorisë së Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, punimet priten të përfundojnë me ndërtimin e mbikalimit, i cili do të kryhet mbrenda dhjetë ditëve. Arsyet e këtyre vonesave ndërlidheshkan me « probleme pronësore, të cilat tek para dy javësh janë zgjidhur… ».
Ndërtimi i këtij rrethrrotullimi, i cili njihet edhe si projekt madhor, Ministrisë së Infrastrukturës i ka kushtuar mbi 14 milionë euro.
Për të ndërtuar rrethrrotullimin u desh kohë e gjatë. Aq shumë saqë, siç thotë një grafit “Ura e Shenjtë”, edhe kjo përkujtonte urat e legjendave që zgjasnin pafundësisht, e assesi të kryheshin.
Me gjithë vështirësitë që u solli qytetarëve, ata janë shprehur të gëzuar dhe të lehtësuar, pasi që, sipas tyre, rrethrrotullimi do të zbrazë tollovinë në komunikacion, njofton «Zëri ».
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës













