Lajme
Rrezik i konsiderueshëm për përmbytje në Liqenin e Lucernës
Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, Zvicra është përballur me një rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në disa rajone, veçanërisht në Liqenin e Lucernës dhe lumin Reuss. Gazeta zvicerane Blick raporton se qeveria federale ka shpallur nivelin 3 të rrezikut nga përmbytjet, që nënkupton një rrezik të konsiderueshëm, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara nga MeteoSwiss, niveli i ujit në Liqenin e Lucernës është rritur me më shumë se një metër, duke arritur 433.21 metra mbi nivelin e detit të martën pasdite. Pritet që deri të mërkurën, uji të rritet edhe për dhjetë centimetra të tjerë.
“Shkalla e shkarkimit të Reuss-it mund të arrijë mbi 350 metra kub për sekondë të mërkurën, pak nën pragun e nivelit portokalli,” shkruan Blick, duke cituar parashikimet zyrtare.
Autoritetet kanë ndërhyrë duke hapur digën e Reuss në Lucern, për të rregulluar rrjedhën e ujit dhe për të zbutur presionin në rrjedhën e poshtme. Ndërkohë, gryka e Reuss është gati e mbuluar nga uji, gjë që sipas autoriteteve lokale, tregon seriozitetin e situatës.
Periudha më e rrezikshme do të zgjasë deri të enjten, sipas Zyrës Federale për Mjedisin. Pas kësaj, pritet që niveli i ujit të fillojë të bjerë, duke zbritur në nivelin e rrezikut 2 (i verdhë), që nënkupton rrezik të moderuar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia











