Kuriozitete
Rreziku i shpërndarjes së informacioneve private në internet
Të paktën 40% e fëmijëve, nga 5 deri në 10 vjeç, të intervistuar nga ”Digital Education”, pranojnë se do të ndajnë të dhëna dhe informacione personale në internet, madje edhe me të panjohur.
Rreziku nuk është vetëm hipotetik, pasi 36% thanë se kishin marrë propozime për lojëra ose sfida të rrezikshme në internet nga të huajt, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Kompania e sigurisë kibernetike ”Kaspersky” zhvilloi një sondazh që përfshiu një kampion prej 1 833 fëmijësh në 88 shkolla të ndryshme.
Sondazhi, i kryer midis majit dhe tetorit 2021, kishte për qëllim të analizonte zakonet e gjeneratës ”alfa” në lidhje me përdorimin e pajisjeve teknologjike dhe ndërgjegjësimin e tyre për rreziqet që mund të hasnin gjatë shfletimit në rrjet.
Sipas analizës, fëmijët po aksesojnë pajisjet digjitale në një moshë gjithnjë e më të re.
Mundësia për të takuar miq të rinj dhe për të ndarë ditët e tyre është megjithatë arsyeja e raportuar nga 41%.
Së fundi, 19% njohin në këto pajisje mundësinë për të mësuar gjëra të reja, ndërsa vetëm 6% nuk pëlqejnë t’i përdorin ato.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











