Tematike
Rreziku nga gjakmarrja nuk e mbron vrasësin e dyfishtë nga dëbimi në Kosovë
“Kur dikush e vret personin tjetër me qëllim, nuk duhet që rrezikun për gjakmarrje që e kërcënon atë ta përdorë si argument për të drejtën e qëndrimit të përhershëm të tij në Zvicër”, argumentojnë gjyqtarët e Bernës
Në një vendim të saj të shqiptuar ditë më parë, Gjykata Administrative e Kantonit të Bernës ka vendosur që një shtetas kosovar i moshës 58 vjeçare, pasi ta mbarojë vuajtjen e dënimit, duhet të lëshojë Zvicrën. Fjala është për personin e dënuar për vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2008 në qytetin Wil të Kantonit St. Gallen, i cili po mbahet në burgun penal në St.Gallen, shkruan sda.ch.
Ai, në një zënkë në mes të dy familjeve kosovare kishte vrarë në mes të rrugës dhe në mënyrë gjakftohtë një baba dhe të birin e tij 18 vjeçar, transmeton albinfo.ch.
Siç shihet në vendimin e Gjykatës Administrative të Bernës, 58 vjeçari, në vitin 2020, pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit, mund të lirohet me kusht nga burgu. Ai, gjatë qëndrimit në burg – ishte i dënuar me 18 vjet heqje lirie – ka mbaruar me sukses një psikoterapi të dedikuar për delinkuentë. Sipas raportit të terapisë, te personi në fjalë nuk ka indikacione për recidivizëm (përsëritje të deliktit).
Por megjithatë, sipas pikëpamjes së gjyqtarëve të Bernës, një prognozë e besueshme në këtë drejtim nuk duket e mundur, pasi që “sjellja e mirë” e një të burgosuri në hapësirat e ngushta të burgut nuk nënkupton sjelljen e tij të mundshme në kushte të lirisë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa për shkak të dënimit të lartë dhe veprës së rëndë, në këtë rast duhet të vlejë gjithsesi praktika e rreptë e Gjykatës Federale, sipas së cilës nuk lejohet lëshim qoftë edhe kur rreziku për recidivizëm është shumë i ulët.
Në ankesën e tij në Gjykatën Administrative, kosovari kishte deklaruar se në rast kthimi në Kosovë, atë e kërcënonte gjakmarrja që do të ushtrohej nga familjarët e personave që i kishte vrarë. Sipas qëndrimit të gjykatës, ndonëse gjakmarrja në Kosovë vazhdon të jetë e pranishme, kthimi i personit në fjalë në Kosovë, marrë në përgjithësi, nuk është i paarsyeshëm.
Veç kësaj, komentet e prezantuara të tij nga interneti, të regjistruara në vitin 2009 nuk përbëjnë dëshmi konkrete për ekzistim të një rreziku të mëtejmë për gjakmarrje. Gjykata supozon se situata ndërkohë është qetësuar, transmeton albinfo.ch. I dënuari, viteve të fundit është shprehur shumë herë se nuk ka frikë nga represioni.
Por, edhe nëse do të kishte shenja për rrezikim të tij, gjyqtarët do të këmbëngulnin në heqjen e lejes së qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C) të kosovarit. Kjo për faktin se as në Zvicër nuk mund të përjashtohet rreziku që ndonjë person të vinte ilegalisht nga Kosova me qëllime gjakmarrjeje. Dhe përfundimisht, sipas gjykatës, kosovari rrezikun nga hakmarrja duhet t`ia referojë sjelljes së tij personale, tranmseton albinfo.ch. “Kur dikush e vret personin tjetër me qëllim, nuk duhet që rrezikun për gjakmarrje që e kërcënon atë ta përdorë si argument për të drejtën e qëndrimit të përhershëm të tij në Zvicër”, argumentojnë gjyqtarët e Bernës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












