Lajme
Rrëzohet në Francë helikopteri i destinuar për ushtrinë shqiptare
Një helikopter ushtarak i kompanisë “Eurocopter”, u rrëzua në Alpet e Francës, teksa po bënte testet e fundit përpara se t’i dorëzohej autoriteteve shqiptare. Për pasojë, gjashtë anëtarët e ekuipazhit humbën jetën. Sipas zëdhënëses se kompanisë Eurocopter, gjashtë personat që humbën jetën ishin punonjës të kompanisë dhe inxhinierë prove.
Mjeti fluturues humbi kontaktet me kullën e kontrollit rreth orës 13:40 të së mërkurës dhe pak minuta më pas u përplas në Verdon Gorge, një zonë popullore për alpinistët. Dëshmitarët thanë se helikopteri po fluturonte ulët mbi zonë dhe papritur u rrëzua në grykën e një lumi. Sipas hetimeve të para, dyshohet se helikopteri është rrëzuar pasi ka prekur një kabull elektrik.
Zjarrfikësit dhe një ekip alpinistesh janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe një helikopter me pajisje mjekësore, por ndërhyrja ka qenë e pamundur.
Zëdhënësi i policisë, Benoit Gounine u tha gazetarëve se ekipet e shpëtimit kishin probleme ne arritjen e zonës ku ka rënë helikopteri.
“Aksidenti ka ndodhur në një vend shumë të vështirë për të hyrë, e cila e komplikon punën tonë,”- tha ai.
Siç raportojnë mediat e huaja, helikopteri tip “Cougar”, ishte destinuar për ushtrinë shqiptare, në kuadër të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009 nga qeveria shqiptare për blerjen e 5 helikopterëve transportues nga kompania “Eurocopter”. Helikopteri i rrëzuar parashikohej të përdorej nga ushtria për transportimin e personaliteteve, si dhe për nevoja të tjera të ushtrisë.
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi lajmin për rrëzimin e helikopterit dhe bëri të ditur se në “Cougar”-in e rrëzuar nuk ka pasur shtetas shqiptarë.
Ministria e Mbrojtjes kishte organizuar për ditën e sotme ceremoninë e pritjes së 2 helikopterëve në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, e parashikuar për në orën 18:00, e cila u anulua.
“Ceremonia e parashikuar me rastin e ardhjes sot në Aeroportin e Rinasit (pjesa ushtarake) të dy helikopterëve të prodhuar në bazë të kontratës me kompaninë franceze “EUROCOPTER”, e cila do të zhvillohej në Komandën e Forcave Ajrore në Rinas, nuk do të zhvillohet për shkak të aksidentit të ndodhur dje në Alpet e Francës me helikopterin “Cougar””- njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Helikopteri Cougar AS532 është variant ushtarak i Puma Eurocopter civil AS332 Super. AS532 mund të transportojë deri në 29 persona dhe 2 pilotë.(Balkanweb)
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











