Lajme
Rriqrat marrin edhe një jetë njeriu
Viktima është një 34 vjeçar nga fshati Astrazub i komunës së Malishevës. Sipas infektologëve, ai ishte sjellë të dielën e kaluar në QKUK, por infektimi kishte qenë i shkallës së pashërueshme
Ka vdekur edhe një qytetarë nga pickimi i rriqrave të infektuara me virusin “krime kongo”, duke e çuar në shtatë numrin e njerëzve që kanë vdekur sivjet nga ethet hemorragjike. Viktima është një 34 vjeçar nga fshati Astrazub i komunës së Malishevës.
Viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, por përkundër përpjekjes së infektologëve, ka qenë e pamundur të shpëtohet.
Infektologu Salih Ahmeti ka deklaruar për mediet kosovare se më Klinikën Infektive janë duke u trajtuar edhe dy persona të tjerë të konfirmuar me virusin e etheve hemorragjike, kurse janë pranuar edhe tri raste të tjera të dyshimta.
Ahmeti ka thënë se i ndjeri në Klinikë ishte sjellë të dielën e kaluar dhe se është bërë gjithçka e mundur për t’ia shpëtuar jetën, por infektimi nga pickimi i rriqrave ka qenë i shkallës së pashëruar.
“Të shtrirë në të njëjtën klinikë janë edhe 6 persona të tjerë, derisa tek 2 prej tyre është konfirmuar prania e virusit në gjak”, tha ai. Gjatë këtij viti nga ethet hemorragjike në Kosovë kanë vdekur 7 persona.
Ndryshe, në bazë të një hulumtimi të bërë nga ekspertë të veterinarisë, del se rriqrat në komunën e Malishevës dhe Suharekës janë vektor i përhapjes se virusit të Etheve Hemorragjike Krime – Kongo.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












