Maqedonia
Rriten çmimet edhe në Maqedoninë e Veriut
Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë mund të rezultojë në një eksod të fuqisë punëtore
Sipas statistikave të fundit, inflacioni vijon të rrisë çmimet në Maqedoninë Veriore, veçanërisht të ushqimeve, gjë që e ndërlikon edhe më shumë jetën e përditshme të familjeve.
Në korrik, kostoja e jetesës u rrit me 3% me bazë vjetore, ndërsa çmimet me pakicë u rritën me 3.9%, transmeton albinfo.ch.
Kjo tendencë e rritjes së çmimeve, e cila vihet re edhe në baza mujore me inflacion prej 0.7% dhe rritje të çmimeve me pakicë me 1.5%, shkakton shqetësim tek qytetarët të cilët shprehin ndjenjën e pasigurisë për shkak të stagnimit të pagave.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë mund të rezultojë në një eksod të fuqisë punëtore, veçanërisht nëse pagat nuk fillojnë të përshtaten me rritjen e kostove të jetesës.
Në këtë situatë, shtrohet pyetja, cila është pika përfundimtare e qëndresës së popullit maqedonas pa rritje të pagës për të cilën punon?
Qytetarët po përballen gjithnjë e më shumë me dilemën nëse duhet të shpenzojnë më shumë për nevojat elementare apo të kursejnë, gjë që komplikon edhe më shumë vendimet e tyre financiare.
Sipas llogaritjeve, një e treta e parave ose 22.008 denarë shkojnë për ushqim dhe pije, pastaj për shpenzime të përgjithshme me 6.014 denarë, arsim 7.022, veshmbathje dhe këpucë 4.979 denarë, ndërsa më së paku para ndahen për artikullin shëndetësor 1.135. denarë.
Pritet që Qeveria maqedonase dhe sektori privat së shpejti të marrin masa për përmirësimin e standardit të pagave në vend, për të garantuar siguri ekonomike për qytetarët dhe për të shmangur krizën e mundshme të fuqisë punëtore.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër Sipas kritikëve, zgjerimi i autostradave mund të nxisë rritjen e trafikut në afat të gjatë dhe... -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit -
Rezervuarët e Zvicrës në nivelin më të ulët në dy dekada -
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë














