Shqipëria
Rriten kërkesat e shqiptarëve për azil, Franca kryeson
Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian ka vijuar të mbetet i lartë edhe në maj 2022, ndonëse me rënie në raport me muajt e fundit të 2021-ës, ndërsa si pesëmujor është shumë më i lartë se e njëjta periudhë e 2021-ës, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.
Sipas të dhënave të Eurostat, në maj të këtij viti kishte gjithsej 920 kërkesa për azil (për herë të parë dhe riaplikime), pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat e të cilës nuk raportohen më që nga nëntori i vitit 2020. Ky është niveli më i lartë i aplikimeve që nga janari.
Për periudhën janar-maj u shënuan gjithsej 3,850 aplikime dhe riaplikime, me një rritje prej 108% në krahasim me 5 muajt e parë të vitit të kaluar, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.
Pas heqjes së kufizimeve për udhëtime, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar u shënuar një rritje e fortë e aplikimeve dhe raiaplikimeve, që kulmoi në nëntor, duke i tejkaluar dhe nivelet e parapandemisë.
Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar për azilantët shqiptarë, për shkak të lehtësive social që ofron. Gati dy mijë persona, apo 50% e totalit iu drejtuan Francës për herë të parë, apo riaplikuan në pesë muajt e parë të këtij viti. E dyta është Gjermania, me 22% të totalit të aplikimeve, Italia 9.2%, Greqia 10.2% dhe Belgjika 4%.
Bien aplikimet në BE
Në prill 2022, 54 145 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 66% më shumë krahasuar me prillin 2021 (32 570) dhe 28% më pak krahasuar me marsin 2022 (74 950), sipas Eurostat.
Rënia nga marsi në prill 2022 mund t’i atribuohet kryesisht uljes së aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 12 885 në mars në 1 510 në prill; -88%), numri i të cilëve ishte rritur në mars për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në prill 2022 kishte edhe 5 555 aplikantë për herë të dytë (persona që riaplikuan për azil pasi ishte marrë një vendim për një kërkesë të mëparshme). Kjo ishte 2% në rritje krahasuar me prillin 2021 dhe një rënie prej 16% krahasuar me mars 2022./monitor
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













