Lajme

Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër

Në raundin e dytë të aplikimeve janë shtuar katër kërkesa të reja, ndërsa një është tërhequr nga projekti

Numri i kërkesave për zhvendosje parandaluese nga fshati Brienz/Brinzauls në kantonin Graubünden ka arritur në 45, sipas autoriteteve lokale.

Në raundin e dytë të aplikimeve janë shtuar katër kërkesa të reja, ndërsa një është tërhequr nga projekti.

Ky projekt u krijua për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e tokës, që për vite ka kërcënuar fshatin. Fillimisht në shtator ishin paraqitur 40 kërkesa, kur vendbanimi ishte ende i evakuuar për shkak të rrezikut të madh, transmeton albinfo.ch.

Projekti për zhvendosje financohet 90% nga Konfederata zvicerane dhe kantoni Graubünden, ndërsa tani pritet të paraqitet në kanton për miratim dhe më pas në Zyrën Federale të Mjedisit, e cila do të marrë vendimin përfundimtar.

Ndërkohë, situata gjeologjike është përmirësuar: fshati po rrëshqet më pak se 10 centimetra në vit, shumë më pak se 40–60 cm në vit që ishte më parë, falë një tuneli drenazhi që largon ujin nga nëntoka.

Fshati është sërish i banueshëm që nga 26 janari, megjithëse disa zona mbeten të ndaluara për shkak të rrezikut