Bota
Rriten rastet me pastrimin e parave në Gjermani
Pastrimi i parave në Gjermani ka pësuar një rritje rekord. Zyra Federale kundër Pastrimit të Parave në Gjermani ka marrë gjatë vitit të kaluar 114.914 njoftime të tilla, çka përbën një rritje prej gati 50% krahasuar me një vit më parë.
Sipas gazetës “Tagesspiegel”, pjesa më e madhe e njoftimeve për këtë fenomen shqetësues vjen nga bankat gjermane dhe institucionet e tjera financiare, si dhe nga noterë, agjentë pasurish të patundshme dhe pronarë sallonesh lojërash dhe pikash te basteve, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i Zyrës në fjalë, Christof Schulte, tha se njoftimet lidhen me 355,000 transaksione të dyshimta.
“Problem për ne është se ndjekja penale e pastrimit të parave në Gjermani nuk ka traditë,” është shprehur ai.
Në raportin e vjetor të kësaj zyre thuhet se sektori më i prekur prej pastrimit të parave dhe i marrëveshjeve të dyshimta të biznesit është në Gjermani tregu i pasurive të patundshme.
15 deri në 30% e të gjithë të ardhurave nga aktivitetet kriminale investohen në pasuri të paluajtshme përmes ndërtimit dhe rinovimit të banesave, blerjes, shitjes dhe dhënies me qira.Parlamenti gjerman ndërmori në nëntor të vitit të kaluar një seri masash kundër pastrimit të parave në përpjekje për ta zgjidhur problemin dhe për t’u përshtatur me direktivat e BE-së.
Ndër ndryshimet e bëra në ligj ishte vendosja e rregullave më të rrepta që i detyrojnë agjentët e pasurive të patundshme, noterët, tregtarët e metaleve të çmuar dhe qendrat e ankandeve të denoncojnë nëse kanë dyshime për transaksione jo të pastra.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












