Lajme
Rritet buxheti për shëndetësinë në Zvicër
Shpenzimet për shëndetësinë do të rriten me 4.1% këtë vit për të arritur në 92 miliardë franga. Rritja duhet të jetë 3.6% në vitin 2024 (95.3 miliardë franga) dhe 3.2% në 2025 (98.4 miliardë), sipas parashikimeve të KOF.
Shpenzimet për shëndetësi do të vazhdojnë të rriten në Zvicër në vitet e ardhshme. Për vitet 2022 deri në 2025 ato duhet të rriten mesatarisht me 3,3% krahasuar me 3,1% mesatarisht për dhjetë vjetët e mëparshme, bëri të ditur të martën qendra kërkimore ekonomike e ETH Cyrihut (KOF), shkruan RTS.
Për vitin 2022 shpenzimet për shëndetësinë përfaqësojnë 11.3% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) krahasuar me 11.6% të një viti më parë. Në vitin 2023 ato duhet të përfaqësojnë 11.5% të PBB-së.
Për vitin 2024 dhe 2025 kjo normë duhet të mbetet e qëndrueshme, sipas KOF. Për periudhën 2022-2025, norma mesatare duhet të stabilizohet në 11.5% të PBB-së krahasuar me 10.9% për dhjetë vjetët e mëparshme dhe 9.8% midis 2002 dhe 2011.
Sipas Felix Schneuwly, ekspert i sigurimeve shëndetësore në Comparis, shifrat e KOF tregojnë se “dy goditjet e fundit të primeve prej 6.6 dhe 8.7% mund të ishin shmangur. Rritja e çmimeve e tejkaloi shumë rritjen e shpenzimeve totale për shëndetësinë”. Eksperti “paralajmëron kundër ndërhyrjeve të mëtejshme të padëshiruara politike”.
Në vitin 2026, shpenzimet shëndetësore do të kalojnë 100 miliardë franga për herë të parë, sipas Felix Schneuwly. Megjithatë, këto shpenzime mbeten të përballueshme për sa kohë të ruhet rritja ekonomike dhe pjesa e shpenzimeve për shëndetësinë mbetet ndërmjet 11 dhe 12% të PBB-së, vlerëson ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












