Bota
Rritet çmimi i naftës
Pasi Arabia Saudite dhe Rusia refuzuan thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur prodhimin, nafta ka pësuar rritjen e saj më të lartë në 4 vjetët e fundit, duke u shitur me mbi 81 dollarë për fuçi.
Sot është regjistruar çmimi më i lartë prej nëntorit të vitit 2014 prej 81.16 dollarë për fuçi, që shënon gjithashtu edhe një rritje prej 3 për qind brenda ditës, përcjell albinfo.ch.
Arabia Saudite është udhëheqëse e kartelit të vendeve prodhuese të naftës “OPEC”, ndërsa Rusia është grupi më i madh prodhues i naftës jashtë këtij karteli.
Vendet e “OPEC”-ut u mblodhën në Algjer gjatë së dielës për të diskutuar nivelet globale të furnizimit dhe sanksionet amerikane ndaj Iranit, takim ky që përfundoi pa marrëveshje formale.
Ministri saudit për Energjinë, Khalid al-Falih, tha gjatë një konference për shtyp se ai nuk mundet të “ndikojë” në çmimin e naftës.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














