Shqipëria
Rritet interesimi i të huajve për të blerë prona në Shqipëri
Nga pronat e shitura në pjesën e dytë të 2024, të huajt kanë blerë rreth 20% të tyre
Interesi i të huajve për Shqipërinë mbetet i lartë edhe për të investuar në pasuri të paluajtshme.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, nga pronat e shitura në pjesën e dytë të 2024, të huajt kanë blerë rreth 20% të tyre, trend i cili, sipas ekspertëve, ka vijuar edhe gjatë këtij viti, raporton Klan News, transmeton albinfo.ch.
“Të huajt, u bë kohë që i kanë kthyer sytë nga Tirana, por edhe nga bregdeti si një treg me potencial… që ka shumë interes nga të huajt. Janë me kombësi të ndryshme, dominojnë nga Evropa, por ka edhe nga Amerika etj.”, tha Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme.
Eksperti nënvizon se kemi kategori të huajsh që blejnë prona për të jetuar në Shqipëri, por edhe ata që i blejnë dhe i shesin.
“Kemi të huaj që vijnë për të jetuar, preferojnë kryesisht bregdetin, që vijnë ndoshta të kalojnë pjesën e pensionimit në Shqipëri. Pastaj kemi të huaj që vijnë për investim, që i gjejmë dhe në Tiranë, por i gjejmë edhe në bregdet. Domethënë, vijnë, marrin prona për Airbnb, apo janë ata që marrin prona për rishitje”, tha Demirxhiu.
Teksa rritja e çmimit të pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur, për vendasit zgjidhja mbetet ta blejnë një apartament me anë të kredisë.
“Një pjesë e mirë marrin kredi, janë çiftet e reja që mundohen të marrin kredi; ndonjëherë e kanë dhe të pamundur, për mospasjen e një kolaterali, për mospasjen e diferencës që duhet në ato që banka subvencionon. Janë personat që kanë arritur një lloj kursimi, por nuk e mbulojnë dot të gjithë vlerën, dhe marrin kredi”, tha Demirxhiu.
Vrojtimi i kryer nga Banka e Shqipërisë tregon se, në 6-mujorin e dytë të vitit 2024, çmimet e banesave u rritën me 44.5% krahasuar me vitin 2023.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











