Lajme
Rritet ndërgjegjësimi për ndotjen e dritës në Neuchâtel
Në kantonin e Neuchâtel, një shoqatë e re synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për ndotjen e dritës dhe të mbrojë errësirën natyrore të natës.
Shoqata e sapokrijuar “Nuitchâtel” ka si objektiv sensibilizimin e qytetarëve në Neuchâtel dhe më gjerë për pasojat e ndotjes së dritës, si dhe kundërshtimin e rikthimit të ndriçimit publik gjatë natës.
E themeluar mbi iniciativën e projektit “Val-de-Nuit”, organizata deklaron se misioni i saj është të mbrojë “natën si një e mirë e përbashkët, thelbësore për biodiversitetin, shëndetin publik dhe identitetin kulturor”.
Shoqata planifikon të kundërshtojë çdo përpjekje për rikthimin e ndriçimit rrugor gjatë natës. Në vitin 2022, në kushtet e krizës energjetike, Këshilli Shtetëror i Neuchâtel mbështeti fikjen e ndriçimit publik gjatë natës—një masë që u zbatua gjerësisht nga shumë komuna. Megjithatë, kjo masë e përkohshme pritet të përfundojë në muajin maj. Për këtë arsye, Nuitchâtel bën thirrje për mobilizim qytetar për të ruajtur këto që i cilëson si “arritje mjedisore”.
Shoqata është themeluar vjeshtën e kaluar nga një ekip multidisiplinar që përfshin biologë, astronomë amatorë, dizajnerë ndriçimi dhe specialistë të komunikimit. Ajo synon të ndikojë në politikat publike në nivel komunal, si dhe të mbështesë iniciativa private në këtë fushë.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












