Kosova
Rritet numri i fluturimeve në ANP “Adem Jashari”
Në tremujorin e tretë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 90 mijë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e tretë 2019, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.
Në tremujorin e tretë të vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 90 mijë.
Transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2019 ishte rreth 372 mijë tonë. Sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e tretë 2019 ishin 2.896 fluturime, ose 14 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti, gjatë këtij tremujori, ishte rreth 783 mijë. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kishte një rritje për 8.52 %.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












