Lajme
Aeroporti i Cyrihut rendit Prishtinën ndër vendet me më së shumti fluturime
Mërgimtarët kosovarë, ndër të parët sa u përket fluturimeve nga aeroporti i Cyrihut
Pa dyshim se aeroporti i Cyrihut është kryesori në Zvicër, duke e bërë atë aeroportin më të madh ndërkombëtar në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Konsiderohet si një nga aeroportet më të mira në Evropë pasi ofron të gjitha llojet e shërbimeve që mund të kërkohen.
Ndodhet 13 km në veri të qendrës së Cyrihut. Është vetëm 11 minuta me tren ose makinë nga qyteti.
Aeroporti i Cyrihut ka fluturimet e tij të planifikuara në 194 destinacione, në 69 vende,
Fluturimet më të shpeshta i realizoi në Evropë: Berlin, Londër, Prishtinë, Amsterdam, Vjenë, Frankfurt, Dusseldorf dhe Athinë, shkruan tutje albinfo.ch.
Sipas “Studying in Switzerland”, rrugët më të ngarkuara ndërkombëtare janë Dubai, Singapori, Bangkok, Nju-Jorku dhe Tel-Avivi.
Aeroporti numëroi afro 10 milionë pasagjerë gjithsej vitin (2021), që korrespondon me një rritje prej 22,7 % krahasuar me vitin 2020.
Aeroporti i Cyrihut u ofron klientëve të tij shumë shërbime si Wi-Fi falas, shërbime mjekësore, hotele dhe konventa, shërbime të makinave me qira, blerje, bare dhe restorante. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie Të përllogaritura për shitjet dhe efektet e festave, shitjet kanë rënë me 0.1 për qind nominalisht... -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive -
Studimi zviceran zbulon se inteligjenca artificiale dështon në parashikimin e ngjarjeve ekstreme të motit -
Për herë të parë pas disa viteve, u pa ariu në luginën e Zvicrës













