Shkurt.ch
Rritet numri i punëtorëve të huaj nga zonat kufitare me Zvicrën
Në regjionin kufitar rreth Liqenit të Gjenevës rritja ka qenë më e madhe, gjegjësisht 6.5 për qind. Por në të njëjtën kohë, në regjionin kufitar me Italinë, është shënuar një ulje prej 0.6 për qind e këtij numri
Numri i të huajve nga zonat kufitare të shteteve fqinje, të cilët vijnë për çdo ditë për të punuar në Zvicër, po vazhdon të rritet. Kështu, Zyra Federale e Statistikave, në kuartalin (tremujorin) e tretë të këtij viti ka regjistruar gjithsej 314 mijë punëtorë të tillë ndërkufitarë, bën të ditur srf.ch.
Kjo shifër është për 3.5 për qind ose për 10 mijë e pesëqind më e madhe se në kuartalin e tretë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, zhvillimet në këtë drejtim ndryshojnë sipas regjionit. Kështu në regjionin kufitar rreth Liqenit të Gjenevës (Kantoni i Gjenevës dhe ai i Vaudit) rritja e punëtorëve të kësaj kategorie ka qenë më e madhe, gjegjësisht 6.5 për qind, transmeton albinfo.ch. Por në të njëjtën kohë, në regjionin kufitar me Italinë, në Kantonin e Tiçinos, është shënuar një ulje prej 0.6 për qind e këtij numri.
Nga Tiçino, viteve të fundit ka pasur më së shumti ankesa për italianët e quajtur “Frontalieri” që vinë të punojnë në kantonin jugor të Zvicrës, pasi që, sipas qarqeve konservative të këtij regjioni, ata “po ua grabisin punën” vendorëve.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












