Lajme
Rritet numri i udhëtimeve drejt Shqipërisë për çështje biznesi
Në vitin 2019 janë regjistruar 17,4 % më shumë udhëtime në Shqipëri, krahasuar me vitin 2018.
Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi turizmin, i cili evidenton se është shënuar rritje për të gjitha llojet e udhëtimeve, ndërsa për udhëtimet për qëllime biznesi të kryera në Shqipëri është shënuar rritja më e lartë.
Sipas INSTAT, udhëtimet për qëllime biznesi u rritën me 4,1 % gjatë 2019, ndërsa për pushime me 34 %, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Llogariten rreth 6.4 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, duke shënuar rritje me 8,1% krahasuar me vitin 2018. Rreth 90 % e shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2019 ishin nga rajoni i Europës, duke shënuar rritje me 8,3 %, krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se përqindjet më të larta të udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi, në vitin 2019 janë regjistruar në qarqet Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Durrës.
Në shërbimin direkt të 6,4 milionë shtetas të huaj që vizituan vendin, sipas INSTAT, u angazhuan rreth 64 mijë të punësuar, që do të thotë, çdo i punësuar në këto aktivitete i shërbente dhe kujdesej për rreth 101 vizitorë të huaj.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












