Bota
Rritet numri i viktimave në Sri Lankë, ende nuk dihen motivet
Gjashtë shpërthime të njëpasnjëshme ndodhën të dielën e Pashkëve në të paktën tre kisha dhe në tre hotele në Sri Lanka.
Njëri prej sulmeve ndodhi në kryeqytetin Colombo dhe të tjerët në hotele të frekuentuara nga turistët, duke shkaktuar të paktën 100 viktima.
“BBC” raporton se përveç viktimave ka dhjetëra të plagosur, siç raportojnë burimet e spitaleve lokale.
Mediat e huaja tashmë bëjnë të ditur se numri i të vdekurve ka shkuar në 139 persona, përcjell albinfo.ch.
Forcat e sigurisë dyshojnë se dy nga shpërthimet në kisha janë akt i grupeve terroriste. Një nga kishat e prekura, Sant’Antonio, dhe të tre hotelet janë në Kolombo dhe frekuentohen nga turistë të huaj. Dy kishat e tjera gjenden në Negombo, një qytet me shumicë katolike në veri të kryeqytetit dhe tjetri në qytetin lindor të Batticaloa.
Presidenti Maithripala Sirisena ka lëshuar një deklaratë duke bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre. Askush nuk ka thënë ende se kush ishin përgjegjësit për sulmet. Ka pasur frikë se luftëtarët e kthyer nga grupi i Shtetit Islamik mund të paraqesin një kërcënim në vend. Ka pasur disa raste të dhunës sporadike në Sri Lanka, ku anëtarët e komunitetit shumicë sinhale budiste sulmojnë xhamitë dhe pronat e zotëruara nga myslimanët. Kjo çoi në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mars 2018.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











