Shqipëria
Sulmi kibernetik, Aeroporti në Tiranë del me një njoftim
Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë, pasi goditi shërbimet online në korrik
Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, i cili është pika më e rëndësishme e kalimit kufitar, ka dalë me një njoftim për qytetarët, ku u kërkon atyre të paraqiten në Rinas dy orë e gjysmë para fluturimit të tyre, për të shmangur vonesat.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranes njofton të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport. Fluturimet vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara për të shmangur çdo shqetësim”, thuhet në njoftim, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se sistemi TIMS është fikur nga autoritetet shqiptare për arsye sigurie dhe paraprakisht dyshohet se të dhënat e sistemit më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, nuk janë prekur nga hakerët.
Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi Departamenti i Thesarit amerikan shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën se ata janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë, pasi goditi shërbimet online në korrik.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve














