Shkurt.ch
Rritet papunësia, pësojnë të huajt
Në fund të nëntorit janë regjistruar 121 109 persona që kanë mbetur të papunë, 5931 më shumë se muajin e kaluar
Ka shënuar rritje numri i të papunëve gjatë muajit nëntor në Zvicër. Në fund të nëntorit janë regjistruar 121 109 persona që kanë mbetur të papunë, 5931 më shumë se muajin e kaluar.
Në nivel vendi, kuota e të papunëve është rritur nga 2.9 në 3.1 për qind. Përqindja më e lartë ishte regjistruar së fundi gjatë muajit prill. Më shumë janë të prekur punëtorët në ndërtimtari dhe hoteleri, sidomos të huajt.
„Zhvillimet flasin në përputhje me pritjet tona“, ka thënë Serge Gaillard, shefi i Drejtorisë së Sekretariati për Çështjet Ekonomike (SECO). Dukshëm mbi mesetaren, rritje më shumë është shënuar te të huajt.
Kuota e të papunëve në mesin e të huajve ka shënuar rritje prej 5.7 deri në 6.2 për qind. 45 për qind e të gjithë të papunëve janë të huaj. Vetëm një e katërta e rritjes së papunësisë është për shkak të ngadalësimit ekonomik.
Më shumë se gjysma e të papunëve vijnë nga sektori i ndërtimtarisë dhe hotelerisë . Shifrat e papunësisë sezonale mbeten në nivelin e gjashtë muajve të fundit me 3.0 për qind. Rezulatet e fundit të SECO-s flasin për më pak të papunë në mesin e të rinjve. Në fund të nëntorit ishin regjistruar 18 085 persona, të gjithë të moshës 15 deri 24 vjece.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











