Lajme
Rritet përshkrimi i qetësuesve opioidë në Zvicër edhe për dëmtimet e lehta
Një studim i kryer nga Spitali Baden nxjerr se mjekët zviceranë po përshkruajmë më shumë opioidë se dhjetë vjet më parë.
Midis 2008 dhe 2018 përshkrimi i qetësuesve opioidë për dëmtime të lehta u rrit me 91.4%. Për lëndimet e rënda, rritja ishte 88.3%, shkruan RTS.
Mjekët thonë se nuk ka të dhëna që justifikojnë përdorimin e menjëhershëm të një opioidi në këto raste.
Këto receta janë shqetësuese pasi opioidet nuk janë më efektive se qetësuesit e tjerë për dhimbjet muskuloskeletore pas një aksidenti, por shpesh shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara, përcjell albinfo.ch.
Mapi Fleury, një farmacist klinik në CHUV, është i shqetësuar me përdorimin e opioideve e sidomos Tramadol-it. “Nëse merrni një të ashtuquajtur opioid ‘të dobët’, keni po aq gjasa të përjetoni efekte negative serioze dhe të bëheni të varur. Nëse ju është dhënë Tramadol, duhet të filloni të vini në dyshim konsumin tuaj”, sqaron ajo.
Mund të ndodhin efekte të rënda negative, të tilla si përgjumje, probleme me frymëmarrjen, ndonjëherë halucinacione dhe rrezik varësie, përcjell albinfo.ch.
Sipas studimit, Zvicra është një nga katër përshkruajtësit më të mëdhenj të opioideve në botë.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











