Lajme
Rritet prodhimi i naftës, shpresë për uljen e çmimit
Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman deklaroi se vendi i tij do ta rriste kapacitetin e prodhimit të naftës në 13 milionë fuçi në ditë.
Samiti i Xhedahut, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Joe Biden dhe liderëve të nëntë vendeve arabe, filloi me fjalën hapëse të Bin Salman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, që është edhe vendi organizator.
Në fjalën e tij, Bin Salman vuri në dukje se bota po kalon një periudhë ku po përballet me shumë vështirësi.
“Shpresojmë që samiti të krijojë një epokë të re bashkëpunimi mes vendeve tona dhe SHBA-së për të thelluar partneritetin strategjik në mënyrë që t’i shërbejë interesave tona të përbashkëta dhe për të vendosur sigurinë dhe zhvillimin në rajon”, tha ai.
Duke vënë në dukje se përpjekjet ndërkombëtare duhet të rriten në luftën kundër sfidave globale, Bin Salman tha se “Arabia Saudite, ashtu si ka paralajmëruar edhe më parë, ka vendosur të rrisë prodhimin e saj të naftës në 13 milionë fuçi në ditë”.
Bin Salman foli edhe për marrëdhëniet me Iranin.
“Si vend fqinj, ne e ftojmë Iranin të jetë pjesë e këtij vizioni me vendet e rajonit duke iu përmbajtur parimeve të legjitimitetit ndërkombëtar, mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe t’i qëndrojë bashkëpunimit me Organizatën Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, tha ai.
Princi i kurorës nuk njoftoi një datë lidhur me planin e tij për të rritur prodhimin e naftës në 13 milionë fuçi në ditë, por ministri saudit i Energjisë, Abdulaziz bin Salman, në një deklaratë në maj vuri në dukje fillimin e vitit 2027 për këtë objektiv.
Ministri saudit i Energjisë ka thënë se gjatë kësaj periudhe synojnë të rrisin me mbi një milion fuçi në ditë prodhimin e naftës duke e çuar në 13 milionë.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim











