Kosova
Rritja e çmimeve, Kurti premton ndihmë për qytetarët
Në mbledhjen e fundit të kabinetit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, si pasojë e ngritjeve të çmimeve të produkteve elementare.
Kreu qeveritar në mbledhjen e qeverisë tha se kriza ekonomike globale po reflekton edhe në Kosovë, si pasojë e importit të madh.
“Pasojat në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën në ngritjen e çmimeve. Si vend importues, Kosova nuk mund të bënte përjashtim. Në vizionin tonë për ekonomi po angazhohemi në nxitje të investimeve në kapacitetet prodhuese, fushata për fajësimin e qeverisë mund të ketë vetëm efekt për manipuluesit. Po punojmë nga sot dhe ditët në vijim për një pako masash”, tha ai.
Ai kërkoi nga qytetarët që të jenë të qetë teksa po punojnë që në ditët në vijim të bëjnë një pako masash, në mënyrë që qytetarët t’i kalojnë më lehtë vështirësitë financiare.
Ngritja e çmimeve ka ngjallur shqetësime te qytetarët dhe shoqëria civile në Kosovë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













