Shqipëria
Rritja e fluturimeve në Aeroportin e Tiranës
Në nivel rajonal, pas Shqipërisë vjen Bosnje-Hercegovina me një rritje prej 64.1% të fluturimeve, ndërsa Serbia ka regjistruar një rritje prej 32.4%. Maqedonia e Veriut ka shënuar një ritëm më të moderuar me 6.5%, ndërkohë që Mali i Zi paraqitet me një rritje prej 4.9%
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve të huaj, veçanërisht pas përfundimit të pandemisë.
Turizmi është shndërruar në një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në vend dhe po kthehet në një motor të rëndësishëm për ekonominë kombëtare.
Një nga arsyet kryesore të këtij zhvillimi lidhet me hyrjen e linjave ajrore me kosto të ulët, siç ka ndodhur edhe në pjesë të tjera të Evropës, gjë që ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, gjatë muajit gusht 2025 Shqipëria ka shënuar një performancë mjaft pozitive. Krahasuar me të njëjtën periudhë përpara pandemisë, fluturimet komerciale janë rritur me rreth 160%, duke e renditur vendin në krye të Evropës dhe rajonit, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në nivel rajonal, pas Shqipërisë vjen Bosnje-Hercegovina me një rritje prej 64.1% të fluturimeve, ndërsa Serbia ka regjistruar një rritje prej 32.4%. Maqedonia e Veriut ka shënuar një ritëm më të moderuar me 6.5%, ndërkohë që Mali i Zi paraqitet me një rritje prej 4.9%. Këto shifra tregojnë se Shqipëria po diferencohet qartë nga fqinjët e saj, duke u pozicionuar si një destinacion në rritje të shpejtë.
Në rang evropian, Shqipëria kryeson listën për rritjen e numrit të fluturimeve, e ndjekur nga Islanda me +103%. Pas saj renditen Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Qipro. Por jo të gjitha vendet kanë përjetuar rritje: Letonia ka pasur rënien më të theksuar me -30.8%, ndërsa Sllovenia (-23.8%), Suedia (-21.9%) dhe Finlanda (-18.1%) kanë shënuar gjithashtu bilanc negativ. Ky kontrast tregon se ndërsa disa shtete ende përballen me pasojat e krizës së transportit ajror, Shqipëria po përfiton nga një moment unik për të forcuar pozitat e saj në hartën turistike të Evropës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut










