Lajme
Rritja e gjysmëhënës mbi Kosovë
Është e padiskutueshme se prania e Turqisë në Kosovë jo vetëm ekonomikisht, por edhe në aspektin kulturor është e dukshme
A është rritja e ndikimit turk në Kosovë në të mirë apo në dëm të saj? Pikëpamjet për këtë janë të ndryshme. Njëra palë e përshëndet angazhimin turk si të mirëseardhur për modernizimin e vendit. Të tjerët shohin aty një konkurrencë të rrezikshme aziatike në integrimin evropian. Është e padiskutueshme se prania e Turqisë jo vetëm ekonomikisht, por edhe në aspektin kulturor është e dukshme. Turqit renovojnë xhami, varreza dhe ura të epokës osmane. Por edhe shkollat po sanohen dhe po përkrahen me ndihmën turke. Klasat e reja janë të ndritshme dhe funksionale, oborret e shkollave janë të mëdha.
Në Prishtinë është paraqitur tashmë edhe ministri turk i arsimit duke kërkuar modifikime të caktuara në përshkrimin e osmanëve në librat shkollorë. Zëvendësministri kosovar i arsimit, Nehat Mustafa, bëri të njohur më pastaj se për këtë çështje ka krijuar një grup ekspertësh. Disa intelektualë konisderojnë se me këtë është shkuar shumë larg. Historiani, Frashër Demaj, e vlerëson intervenimin turk si të „kulluar politik“ dhe të papranueshëm. Shkrimtari i famshëm shqiptar, Ismail Kadare, e konsideron ndërhyrjen si një „agresion kulturor“ dhe e sheh „AND-në e popullit shqiptar“ të rrezikuar nga përzierja e huaj.
Ministria e Arsimit nuk e ka pritur një kritikë të tillë nga goja e një të famshmi. Për t‘i qetësuar shpirtrat zëvendësministrit Mustafa iu desh të paraqitet edhe një herë në konferencë për shtyp. Askush s’ka qëllim ta rishkruajë historinë osmane, theksoi ai. Ankaraja lutet vetëm në zbutjen e disa termave të sajuar që kanë të bëjnë me osmanët, si „të egër“, „barbarë“, „hordhi“. Duket sikur dëshirohet të konkludohet se disa ndryshime në librat mësimor kosovarë kanë qenë të domosdoshme.
Andreas Ernst
(Nga gjermanishtja: Nexhmedin Gërguri)
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











