Lajme
Rritja e vjedhjeve: Qeveria britanike paralajmëron qytetarët për pushimet në Zvicër
Ministria e Jashtme britanike ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për Zvicrën. Paralajmërime të ngjashme vlejnë edhe për Gjermaninë, Italinë dhe Portugali.
Zvicra konsiderohet një destinacion turistik ëndrrash. Megjithatë, tani qeveria britanike po paralajmëron qytetarët e saj kundër udhëtimit në Konfederatën Helvetike.
Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, Zvicra nuk konsiderohet më një vend i sigurt për turistët. Në fillim të janarit, qeveria britanike lëshoi një paralajmërim për disa vende, duke përfshirë Zvicrën, për shkak të rreziqeve të sigurisë dhe kërkesave më të rrepta për hyrje pas Brexit.
Vendet e tjera të prekura
Paralajmërimi i përditësuar nuk vlen vetëm për Zvicrën, por edhe për Itali, Kroaci, Portugali, Gjermani, Estoni dhe Finlandë. Ministria britanike thekson rritjen e rreziqeve të sigurisë dhe rekomandon kujdes të shtuar, edhe pse nuk ka pasur incidente të mëdha terroriste kohët e fundit.
Rreziku i vjedhjeve të vogla
Ndërkohë që norma e krimit në Zvicër është përgjithësisht e ulët, numri i vjedhjeve të vogla në qytetet kryesore ka shënuar një rritje. Rreziku është veçanërisht i lartë në Aeroportin e Gjenevës dhe në trenat drejt dhe nga qyteti, sipas Ministrisë britanike të Jashtme. Qeveria gjithashtu paralajmëron se mbajtja e drogës mund të sjellë sanksione të rënda dhe se aeroportet zvicerane kanë teknologji të avancuar për kontrollin e bagazheve, transmeton albinfo.ch.
Sportet dimërore dhe ndalimi i mbulimit të fytyrës
Për shkak se sportet dimërore tërheqin shumë turistë britanikë, Ministria e Jashtme rekomandon të kontrollohet paraprakisht mbulimi i sigurimeve. Paralajmërimi i udhëtimit gjithashtu përmend ndalimin e mbulimit të fytyrës në kantonet Ticino dhe St. Gallen.
Brexit dhe autorizimet elektronike
Që nga fillimi i vitit 2025, turistët europianë kanë nevojë për një autorizim elektronik udhëtimi (ETA) për të vizituar Britaninë e Madhe. Përditësimi i paralajmërimeve britanike përfshin kontroll më të rreptë të këtyre autorizimeve dhe nuk lidhet me rritje të papritur të krimeve të dhunshme apo sulmeve terroriste.
E-Diaspora
-
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare Për të, kuajt nuk janë vetëm sport, por një hapësirë ku mëson durimin, përgjegjësinë dhe besimin... -
Politikë për mua do të thotë të ndërtosh ura -
Përparim Avdili, djathtisti jokonvencional që po sfidon të majtën në Cyrih -
44 grabitje dhe mbi 1 milion paund dëme, goditet banda shqiptare në Britani -
Gjermani
Lexim letrar në Köln, Jehona Kicaj prezanton romanin “ë”
Jeta në Zvicër
-
Shqetësimi për rritjen e sigurimeve shëndetësore, por zviceranët nuk duan të ndërrojnë ofruesin Edhe pse primet e sigurimeve shëndetësore po rriten ndjeshëm, shumica e të siguruarve në Zvicër nuk... -
A duhet të futet një gjini e tretë për personat non-binarë në Zvicër? -
Bora shkaktoi çrregullime në trafikun rrugor dhe atë ajror në Zvicër -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare -
Pesëdhjetë vjet më parë, Zvicra u përpoq për herë të parë ta bënte rripin të detyrueshëm











