Lajme
Rritja më e lartë e çmimeve në Zvicër në 14 vjetët e fundit
Çmimet në Zvicër janë rritur në muajin maj në nivelet më të larta të 14 viteve të fundit, sipas të dhënave të qeverisë, duke e bërë Zvicrën vendin e fundit që vuan pasojat e rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore si në pjesën tjetër të botës.
Treguesi i çmimeve për konsumin në muajin maj është rritur me 2.9% në bazë vjetore pasi transportet, produktet ushqimore dhe pijet janë bërë shumë më të kushtueshme në një vend që njihet për një inflacion historikisht të ulët.
Bëhet fjalë për rritjen më të lartë të çmimeve zvicerane që nga shtatori 2008, dhe për rritjen e katërt mujore radhazi përtej objektivit të qëndrueshmërisë së çmimeve të vendosur nga banka qendrore, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Banka kombëtare zvicerane ka si objektiv një normë vjetore inflacioni nga 0 deri në 2%, por që nga muaji shkurt çmimet kanë qenë jashtë kësaj norme duke vënë nën presion institutin qendror, i cili nisi të rrisë taksat e interesit.
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para Shoferi në telefon përplasi për vdekje kosovarin, dënimi ngjall polemika... -
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











