Maqedonia
Rritja simbolike e pagave, nuk e ndalon ikjen e mjekëve
Mjekët vendimin për rritjen e pagave prej 5 për qind, e shohin vetëm si zgjidhje parciale, e madje edhe nënçmuese
Punonjësit e institucioneve publike shëndetësore nga shtatori do të marrin paga më të larta prej pesë për qind.
Bazuar në të dhënat e Odës së Punonjësve Shëndetësorë, kjo masë do të përfshijë rreth 10 mijë persona, të cilët do të kenë një rritje që do të sillet nga 1000 denarë apo 15 euro e deri në 3000 mijë denarë apo 50 euro.
Me këtë vendim, sipas Qeverisë maqedonase, veç tjerash synohet të luftohet edhe dukuria e largimit të mjekëve nga Maqedonia për shkak të mungesës së vendeve të punës, pagave të ulëta që sillen nga 300 deri në 600 euro, por edhe kushteve tjera për punë, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
“Në këtë kuadër, dua të theksoj se po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës së objekteve, në modernizimin e tyre me pajisje mjekësore. E gjithë kjo vlerësojmë se do të paraqesë motiv shtesë për kolegët e institucioneve shëndetësore në ofrimin e shërbimeve cilësore këtu në Maqedoni”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke paralajmëruar edhe masa tjera, në veçanti vazhdimin e politikës për rritjen e pagave për mjekët specialistë deri më 100 mijë denarë apo 1.500 euro, përcjell albinfo.ch.
Por, mjekët vendimin për rritjen e pagave prej 5 për qind, e shohin vetëm si zgjidhje parciale, e madje edhe nënçmuese. Nga shoqatat e mjekëve shqiptarë, thonë se zgjidhja duhet të jetë afatgjatë dhe të përfshijë edhe mjekët e institucioneve private shëndetësore që përbëjnë 50 për qind të sektorit të shëndetësisë.
Zgjidhjen përfundimtare, Nevzat Elezi nga Shoqata e mjekëve, thotë se duhet parë në miratimin e një ligji të qëndrueshëm për mbrojtjen shëndetësore.
Nëse nuk ndërmerren masa serioze, sipas Elezit, largimin e mjekëve nuk do të ketë forcë që do ta ndalojë.
Ai thekson edhe problemin me mjekët që janë në proces të specializimit e që deri tani fare nuk janë paguar për angazhimin e tyre në institucione private apo publike, Kjo, sipas tij, edhe më shumë i motivon ata që të kërkojnë perspektivë jashtë vendit.
Vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave prej pesë për qind është kritikuar edhe nga opozita e cila vendimin e ka cilësuar si populist dhe degradues për punonjësit shëndetësorë.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? Në Zvicër, do të penalizoheni nëse nuk paraqiteni në vizitën tuaj të planifikuar te mjeku nëse... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana












