Kosova
Rritje e çmimeve të konsumit në Kosovë
Sipas statistikave, shporta e konsumatorit është bërë më e shtrenjtë në Kosovë.
Të dhënat e muajit gusht 2021, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se ka pasur rritje të inflacionit mujor dhe vjetor. Inflacioni mujor ishte më i lartë në një mesatare prej 1.2% në gusht 2021, krahasuar me korrikun 2021. Por, norma vjetore e inflacionit e matur në gusht të 2021 krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7%.
Ndërkohë të gjithë artikujt, kryesisht ushqimorë, kanë pasur rritje të çmimit. Në gusht 2021, çmimi i bukës dhe drithërave u rrit me 1.9%, i djathit dhe i vezëve me 7.4%, e rritje shumë më të madhe patën vajrat dhe yndyrat ushqimore me 28.5%, krahasuar me çmimet që kishin në gusht të vitit 2020. Pra, as 8 euro e 94 centë nuk do t’i mjaftojnë një konsumatori në Kosovë t’i blejë këto 4 produkte, të cilat i blinte edhe më lirë vite më parë.
Si qëndroi inflacioni ndër muaj gjatë vitit 2021?
Kur i analizojmë të dhënat e tetë muajve të kaluar të vitit 2021, sa i përket indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, e shohim se në pesë muaj ka pasur rritje të inflacionit. Ndërsa, ishte muaji qershor i vetmi që nuk kishte ndryshim të inflacionit mujor, megjithatë inflacioni vjetor me qershorin e 2020 ishte 2.4%.
Por pse u ngritën çmimet?
Në gusht të vitit 2021, çmimet e konsumit në vendin tonë u rritën për 4.7%. Por kjo rritje nuk ishte vetëm në Kosovë. Në muajin gusht 2021, inflacion vjetor shënuan edhe vendet e rajonit, ku Shqipëria pati ngritje të çmimeve me 2.4%, Mali i Zi me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3.6%, derisa Serbia shënoi inflacionin më të lartë në rajon për këtë periudhë me 4.3%.
Rritje të çmimeve të konsumit patën edhe shtetet e tjera, nga të cilat vendi ynë importon sasi të lartë të produkteve të ndryshme. E meqë Kosova ka bilanc negativ, pra importon më shumë sesa eksporton, kushtimisht i bie se edhe inflacionin e kemi të importuar.
Rritja e inflacioni gjithandej globit, sipas Forbes, vjen si rezultat i hapjes së ekonomisë pas futjes në kontroll të pandemisë – e cila çoi në rritje të kërkesës nga konsumatorët, plus kufizimet e zinxhirit të furnizimit. Kjo shpjegohet me atë se shumë kompani përballen me vështirësi në gjetjen e lëndës së parë si dhe fuqisë punëtore për të prodhuar produktet e tyre. Gjithë kjo e shoqëruar me rritjen e kërkesës së konsumatorit, përbën katalizatorët kryesorë të rritjes së inflacionit.
Në vitin 2020, norma e inflacionit në të gjithë botën arriti në afërsisht 3.2 për qind në krahasim me vitin paraprak. Inflacioni shpesh përcaktohet si një rritje e vazhdueshme e nivelit të përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Megjithatë, pritjet e ekonomistëve janë që inflacioni në 2021 të zbutet pasi të lehtësohen pengesat kyçe, por prapë do të jetë më i lartë se mesatarja e viteve 2016-19, para pandemisë. Me pak fjalë, inflacioni më i lartë ka të ngjarë të qëndrojë me ne edhe për një kohë. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten












