Shqipëria
Rritje e investimeve spanjolle në hotelerinë shqiptare
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, së fundmi zhvilloi një takim me Ambasadorin e Spanjës, Marcos Alonso, ku vlerësuan bashkëpunimin shumë të mirë në fushën e turizmit si dhe angazhimin për të promovuar më tej Shqipërinë dhe Spanjën si destinacione turistike, duke rritur bashkëpunimin në këtë fushë.
“Shprehëm dëshirën dhe angazhimin për rritjen e investimeve spanjolle në hotelerinë dhe shërbimet turistike në Shqipëri. Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Klosi.
Po ashtu ai theksoi se “European Green Deal” mbetet një fushë tjetër bashkëpunimi për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit dhe realizimin e objektivave të fushatës së ministrisë sonë “Clean and Green 2020″.
Media spanjolle “Majorca Daily Bolletin” ka shkruar një artikull për Shqipërinë, si destinacioni më i përshtatshëm për investime në rrjetet e ndërtimit të hoteleve, transmeton albinfo.ch.
Rrjetet hoteliere të Majorkës, të shqetësuara nga rënia e përfitushmërisë vitin e kaular nga aktivitetet që kanë në ishujt Karaibe, po shikojnë destinacione për zgjerim. Një prej destinacioneve që po bëhet më tërheqës është Shqipëria. Kjo e fundit ka hartuar politika për investime të huaja me qëllim të zhvillimit të turizmit në vend, ka shkruar gazeta “Majorca Daily Bolletin”.
Në artikullin e kësaj gazete shkruhet se në muajin e kaluar ka pasur takime mes investitorëve të rrjeteve hoteliere spanjolle dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare. Rrjetet më të njohura spanjolle për investime ishin përfaqësuesit e “Iberostar”, “Mac”, “Jet2” dhe “Viva”.

Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe












