Lajme
Rritje e lehtë e numrit të rasteve sociale gjatë pandemisë në Zvicër
Sipas sondazhit të parë të shërbimeve sociale, një rritje e vogël prej 2.7% e numrit të rasteve është konstatuar në të gjithë vendin në mes të majit
Si pasojë e krizës së koronavirusit, Konferenca Zvicerane për Mirëqenie Sociale (Skos) pret një rritje të numrit të njerëzve të varur nga ndihma sociale në dy vitet e ardhshme.
Një vlerësim nga mesi i majit tregon tashmë një rritje të vogël të rasteve sociale në Zvicër, shkruan srf.ch.
Sipas sondazhit të parë të shërbimeve sociale, një rritje e vogël prej 2.7% e numrit të rasteve është konstatuar në të gjithë vendin në mes të majit, njofton Skos, transmeton albinfo.ch.
Në Zvicrën frankofone dhe në Zvicrën Qendrore, rritja ka qenë më e dukshme, 4.4 për qind gjegjësisht 4.2 për qind krahasuar me muajin mesatar të një viti më parë.
Skos supozon se përmasat e plota të ndikimit të krizës do të bëhen të dukshme vetëm disa muaj pas kësaj rritjeje të rasteve sociale.
Kjo, sipas Skos, për faktin se aktualisht ende janë duke funksionuar instrumentet e sigurimit të papunësisë dhe kompensimi i të ardhurave për shkak të dëmeve të shkaktuara nga korona, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, ndihma sociale mund të merret vetëm kur të jenë shterruar mjetet tjera në dispozicion të atij që aplikon për këto ndihma.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















